Projektit i ri i Kodit Penal/ Vasili: Problemi i vetëm i lirisë është frika e tmerrshme e Ramës nga liria!
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar sërish me tone të ashpra ndaj projektit të ri të Kodit Penal të propozuar nga qeveria, më saktësisht ndaj deklaratës së fundit të kryemiistrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të mbytur lirinë e fjalës dhe për të heshtur denoncimet ndaj pushtetit.
Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se “problemi i vetëm i lirisë është frika e tmerrshme e Ramës nga liria”. Ai akuzon kryeministrin se çdo kritikë ndaj qeverisë e konsideron “shamatë”, përfshirë denoncimet për korrupsion, lidhjet me krimin, shitjen e kufijve detarë dhe manipulimin e zgjedhjeve.
“Çdo denoncim i korrupsionit të qeverisë Ramës i duket shamatë. Çdo fakt që tregon vjedhjen e zgjedhjeve apo grabitjen e taksave e pronës nga qeveria, Ramës i duket shamatë,” shkruan Vasili, duke e akuzuar Ramën se po synon të imponojë heshtje të plotë përballë, siç thotë ai, “plaçkitjes që bën çdo ditë”.
Ai përfundon reagimin e tij duke thënë se në sytë e qeverisë “liria është mbyllja e gojës, e syve dhe e veshëve”.
Projektligji i ri për ndryshimet në Kodin Penal ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, i cili e akuzon qeverinë për tentativë për të kufizuar të drejtat themelore të qytetarëve dhe për të shtuar kontrollin mbi lirinë e shprehjes.
Vasili:
Problemi i vetem i lirise eshte frika e tmerrshme e Rames nga liria!
Çdo denoncim i korrupsionit te qeverise Rames i duket shamate.
Çdo denoncim i per perfshirjen e krimit ne qeveri Rames i duket shamate.
Cdo zbulim i tradhetise kombetare me shitjen e kufijve detare Rames i duket shamate.
Çdo fakt qe tregon vjedhjen e zgjedhjeve Rames i duket shamate.
Çdo publikim i grabitjes se taksave dhe prones nga qeveria Ramed duket shamate.
Liria per kete eshte mbyllja e gojes, e syve dhe e vesheve perballe plaçkitjes qe ky ben çdo dite.
Ndaj problemi i vetem i lirise eshte frika e tmerrshme e Rames nga liria.