Pogradec/ U godit nga rrufeja teksa ishte në tualet, ndërron jetë 47-vjeçari
Rreth orës 10:00, një ngjarje e rëndë është rregjistruar në fshatin Bishnicë të Pogradecit, ku një shtetas 47-vjeçar mësohet se është goditur nga rrufeja në tualetin e banesës së tij në fshat.
Kanë qenë familjarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën por fatkeqësisht 47-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.