VIDEO/ Neymar shkëlqen me dy gola te Santosi, i gatshëm të kthehet në Kombëtare
Neymar po e rikthen dalëngadalë shkëlqimin. Legjenda braziliane realizoi dy gola për t’ia mundësuar Santosit që t’i japë fund serisë prej tri ndeshjesh pa fitore.
Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit e udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores në shtëpi me rezultatin 3-1 ndaj Juventude në Serie A braziliane.
Përfaqësuesi brazilian realizoi një gol në pjesën e parë dhe një në atë të dytë nga penalltia.
GOOOOOOOOL DO NEYMAR!!!!!! 🥶 pic.twitter.com/NNjsbbSDFY
— Brasil Football 🇧🇷 (@BrasilEdition) August 4, 2025
“Është një ndjenjë e mirë të luaj mirë dhe të fitojmë përsëri”, deklaroi Neymar pas ndeshjes.
Neymar with a brace for Santos as he converts the penalty
— Ney (@Neycromancer) August 5, 2025
pic.twitter.com/TijjJWyt5Q
“Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi dhe ta kemi të qartë se kemi mësuar nga gabimet tona. Ne kemi shumë punë përpara nesh”, shtoi ai.
Ky ishte goli i tretë sezonal për Neymar, i cili ka zhvilluar nëntë ndeshje në këtë edicion.
33-vjeçari u rikthye nga lëndimi dhe shpreson që të ketë vazhdimësi.
Synimi i tij i radhës është rikthimi në Kombëtaren e Brazilit në kualifikimet e Botërorit 2026 kundër Kilit dhe Bolivisë në muajin shtator.
Ai nuk e ka përfaqësuar vendin e tij që nga tetori i vitit 2023, kur e kishte pësuar një lëndim në ligamente në kualifikimet e Botërorit kundër Uruguait.
“Të gjithë e dinë se çka jam në gjendje të bëj. Jam i gatshëm dhe ndihem mirë. Tashmë i përket të vendos stafi i Kombëtares”, përfundoi Neymar.