", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/04/auto_Screenshot_161754332949.png", "width": 900, "height": 780 } }

Dua Lipa jep mesazhin emocionues pas mbylljes së festivalit ‘Sunny Hill’

Pas një fundjave të mbushur me energji, muzikë dhe emocione të paharrueshme, Dua Lipa ka ndarë ndjesitë e saj të thella pas përfundimit të edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival.

Në një status të ndjerë në rrjetet sociale, Dua shprehu mirënjohjen dhe dashurinë e saj për të gjithë ata që e bënë festivalin kaq të veçantë këtë vit.

Duke filluar nga artistët, të afërm dhe po ashtu fansat e këtij edicioni, artistja shqiptare me famë botërore, ndau falënderimin e saj, përmes një postimi të gjatë.

Çfarë mënyre magjike për të mbyllur edicionin e këtij viti të @sunnyhillfestival! Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe për ekipet e jashtëzakonshme që dhanë zemrën e tyre për t’i bërë realitet këto net të paharrueshme.

Për të gjithë artistët e mrekullueshëm, ekipet e tyre dhe miqtë tanë të dashur – faleminderit që ishit aty, që ndatë energjinë tuaj dhe që ndriçuat çdo moment bashkë me ne. Ju e bëtë Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë.

Dhe për fansat tanë të bukur – WOW WOW WOW – ju sollët dashurinë, gëzimin, shpirtin. Kërcyet, kënduat, festuat me ne, dhe e bëtë festivalin e këtij viti vërtet të paharrueshëm.

Nga zemra, ju falënderojmë. Ju duam pafund. Deri vitin tjetër”…”

Dua Lipa ishte pjesëmarrëse e këtij edicioni po ashtu edhe si artistja kryesore e mbrëmjes duke performuar në natën e parë.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)