Ky ishte goli i tretë rresht për Dakun në ndeshje zyrtare: më parë kishte shënuar ndaj Zenit Shën Petersburgut në kampionat dhe ndaj Orenburgut në Kupën e Rusisë. Me këtë ecuri, ai po tregon jo vetëm instinkt të fortë golashënuesi, por edhe stabilitet e rëndësi në skemën e trajnerit.

Në minutën e 78 erdhi edhe goli i dytë personal i sulmuesit kur pas një goditje dënimi të ekzekutuar me shpejtësi, ai bëri një ndalim perfekt të topit, të cilin më pas e kaloi me mjeshtëri mbi portierin duke dyfishuar shifrat.

Forma e Dakut është një lajm i shkëlqyer edhe për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, që shpresojnë ta kenë në kulmin e vet në sfidat e rëndësishme të vjeshtës. 

Goli i dytë i Dakut

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/04/auto_-900-0-1754334441xscreenshot-1-9371754334759.png", "width": 900, "height": 584 } }

VIDEO/ Mirlind Daku i pandalshëm në Rusi, dygolësh ndaj Sochi-t

Mirlind Daku po shndërrohet në një nga emrat më të spikatur të këtij fillimsezoni në kampionatin rus. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka konfirmuar formën e shkëlqyer duke shënuar dygolësh në ndeshjen e tretë radhazi me fanellën e Rubin Kazanit.

Në përballjen e sotme ndaj Soçit, Daku ishte protagonist që në minutat e para. Pas një prekjeje me dorë në zonë nga një mbrojtës kundërshtar, ndërhyrja e VAR-it i dha të drejtë skuadrës së tij. Nga pika e bardhë, shqiptari nuk fali, duke i dhënë avantazhin Rubin Kazanit që në minutën e 12-të.