Dua Lipa ishte pjesëmarrëse e këtij edicioni po ashtu edhe si artistja kryesore e mbrëmjes duke performuar në natën e parë.

Vizita e sivjetshme ishte edhe më veçantë për artisten e cila mori shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial.

Dua tanimë ka shtetësi të Britanisë së Madhe, Shqipërisë  e po ashtu të Kosovës.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/04/auto_dualipaa-780x4391754325941.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

‘E bëtë Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë’/ Mesazhi i Dua Lipës pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas një fundjave të mbushur me energji, muzikë dhe emocione të paharrueshme, Dua Lipa ka ndarë ndjesitë e saj të thella pas përfundimit të edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival.

Në një status të ndjerë në rrjetet sociale, Dua shprehu mirënjohjen dhe dashurinë e saj për të gjithë ata që e bënë festivalin kaq të veçantë këtë vit.

Duke filluar nga artistët, të afërm dhe po ashtu fansat e këtij edicioni, artistja shqiptare me famë botërore, ndau falënderimin e saj, përmes një postimi të gjatë.

‘Çfarë mënyre magjike për të mbyllur edicionin e këtij viti të @sunnyhillfestival! Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe për ekipet e jashtëzakonshme që dhanë zemrën e tyre për t’i bërë realitet këto net të paharrueshme.

Për të gjithë artistët e mrekullueshëm, ekipet e tyre dhe miqtë tanë të dashur – faleminderit që ishit aty, që ndatë energjinë tuaj dhe që ndriçuat çdo moment bashkë me ne. Ju e bëtë Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë.

Dhe për fansat tanë të bukur – WOW WOW WOW – ju sollët dashurinë, gëzimin, shpirtin. Kërcyet, kënduat, festuat me ne, dhe e bëtë festivalin e këtij viti vërtet të paharrueshëm.

Nga zemra, ju falënderojmë. Ju duam pafund. Deri vitin tjetër’…’ ❤️

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Dua Lipa ishte pjesëmarrëse e këtij edicioni po ashtu edhe si artistja kryesore e mbrëmjes duke performuar në natën e parë.

Vizita e sivjetshme ishte edhe më veçantë për artisten e cila mori shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial.

Dua tanimë ka shtetësi të Britanisë së Madhe, Shqipërisë  e po ashtu të Kosovës.