", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/04/auto_Screenshot_111754323959.png", "width": 900, "height": 505 } }

Zelensky: Mercenarë aziatikë, afrikanë dhe kinezë po luftojnë kundër nesh në Kharkiv

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën se forcat ukrainase në vijën e parë të frontit në verilindje të rajonit të Kharkivit po luftojnë edhe kundër mercenarëve të huaj nga disa shtete.

Gjatë një vizite në zonën e luftimeve, Zelensky u takua me ushtarët që mbrojnë drejtimin e qytetit Vovchansk, ndër të cilët edhe luftëtarët e Batalionit të 17-të të Motorizuar të Këmbësorisë, pjesë e Brigadës së 57-të, që mban emrin e komandantit historik ukrainas, Kost Hordiienko.

Bisedova me komandantët për situatën në vijën e parë, mbrojtjen e Vovchansk dhe ecurinë e luftimeve. Diskutuam gjithashtu për furnizimet, dronët, rekrutimet dhe financimin e drejtpërdrejtë të brigadave,” shkroi Zelensky në rrjetin social X.

Presidenti ukrainas theksoi se nga ky front është raportuar përfshirja e mercenarëve nga vende si Kina, Taxhikistani, Uzbekistani, Pakistani dhe shtete afrikane.

Luftëtarët tanë në këtë drejtim kanë raportuar pjesëmarrjen e mercenarëve të huaj. Do të reagojmë siç duhet,” paralajmëroi ai.

Në fund të vizitës, Zelensky nderoi me medalje ushtarët që po mbrojnë qytetin strategjik Vovchansk, duke u shprehur: “Është nder për mua që ndodhem këtu. Ju falënderoj për luftën tuaj, për shërbimin ndaj shtetit dhe popullit ukrainas dhe për mbështetjen që i jepni njëri-tjetrit.”.