Fundjava do të jetë përvëluese! Ja parashikimi i motit për nesër

Temperaturat parashikohet të rriten me disa gradë gjatë ditës së nesërme në gjithë territorin e vendit, si në vlerat minimale, ashtu edhe ato maksimale.

Gjatë së premtes, sipas sinoptikanëve, do të mbizotërojë një mot i kthjellët, me vranësira të pakta, kryesisht në zonat veriore e lindore.

Era në bregdet parashikohet të fryjë e lehtë dhe si pasojë do të ketë një dallgëzim të ulët.

E shtuna dhe e diela mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Here pas here do të shfaqen kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme duke kulmuar ditën e diel deri në 38 gradë C.

Moti nesër sipas Meteoalb

/SYRI.net/