", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/04/auto_barcelona1754314245.png", "width": 900, "height": 464 } }

VIDEO/ Rashford shënon golin e parë me Barcelonën në fitoren e thellë në miqësore

Barcelona ka regjistruar një fitore bindëse në miqësoren e radhës.

Gjiganti katalanas mposhti ekipin Daegu me rezultat të thellë, 5-0.

Mesfushori Gavi realizoi dy gola në pjesën e parë për “Blaugranat”.

Ndërsa një gol tjetër, po ashtu në 45 minutëshin e parë e realizoi Robert Lewandowski.

Në pjesën e dytë në listën e golashënuesve u shtua edhe Toni Fernandez.

Kurse, Marcus Rashford gjeti golin e parë në fanellën e kampionit të Spanjës.