Bardhi publikon VIDEO-n: Patronazhistët e PS kontrolluan votimin në qarkun Fier
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar një video në një qendër votimi në qarkun Fier ku tregohet sesi vëzhguesit votojnë në emër të qytetarëve dhe ku nuk ruhet fshehtësia e votos.
'Por në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun Fier ajo ishte forma kriminale që patronazhistët të kontrollonin çdo votë që hidhet në kuti. Belinda Balluku kishte dhënë garanci që krimi i tyre nuk do të ndëshkohej, sepse Task Forca ishte alibi, jo mekanizëm për ndëshkimin e krimeve zgjedhore!', shkruan Bardhi në Facebook.
Postimi i plotë:
VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE
Shkelja e fshehtësisë së votimit është krim sipas nenit 327 të Kodit Penal që dënohet me 3 vjet burgim. Por në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun Fier ajo ishte forma kriminale që patronazhistët të kontrollonin çdo votë që hidhet në kuti. Belinda Balluku kishte dhënë garanci që krimi i tyre nuk do të ndëshkohej, sepse Task Forca ishte alibi, jo mekanizëm për ndëshkimin e krimeve zgjedhore!
Në vetëm 4 orë regjistrim, sepse më pas patronazhistët i fikin kamerat e QV nr. 3153/1, rezulton se në shumicë dërrmuese nuk kanë votuar qytetarët, në mënyrë të lirë dhe të fshehtë, por vëzhguesit e PS në emër të tyre.
QV 3153/1, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier 👇