Letra e Hasanit/ Berisha: Kam besim tek integriteti i misioneve ndërkombëtare. Do nxjerrim të dhëna të tjera për farsën e 11 majit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se do të publikojë të dhëna të tjera në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, të cilat i cilësoi si një farsë.
Ai tha se ka besim tek integriteti i misioneve ndërkombëtare, të cilat sipas tij nuk mund të pajtohen me manipulimet zgjedhore. Berisha akuzoi qeverinë se ka përdorur miliarda lekë, makinerinë shtetërore dhe të dhënat personale të qytetarëve për të ndikuar rezultatin.
Ai e cilësoi kryeministrin Rama si “armiku i egër i votës së lirë” dhe “bastardi i xhelatëve të diktaturës komuniste”.
FJALA E BERISHËS:
Unë kam besim tek integriteti i tyre. Kam besim tek integriteti i misioneve ndërkombëtare, të cilat nuk mund të pajtohen kurrë, se ka cituar ky këtu. Aty ka një fjalë më të rëndë shumë.
Fusha të pabarabarta thotë.
Nëqoftëse në diktaturën totalitare nuk ka garë, nuk ka kompeticion, në diktaturën autoritare ka garë dhe quhet kompetitive gara, por nuk ka fushë të barabartë.
Ai del në fushë me 1 miliardë para buxheti, ai tjetri del me 3 apo 5 mln. Ai del në fushë me gjithë makinerinë e shteti, gjithë logjistikën e shtetit. Del në fushë me dhjetëra mijëra punonjës që paguhen me rrogën e taksapaguesve të shndërruar tashmë në operator elektoral.
I armatos me të gjithë të dhënat personale. Do shifni ju të dhëna, se prap laptopi funksionon. Tani është periudha e laptopit. Do nxjerr të dhëna të tjera unë këtu. Ndaj dhe me shkallën më të lartë të përgjegjësisë informojmë shqiptarët për këtë farsë të turpshme që e organizoi armiku i egër i votës dhe lirive të tyre. Bastardi i xhelatëve të diktaturës komuniste, kreu i organizatës kriminale, Edvin Kristaq Rama.