Berisha tregon shënimin që la në SPAK: Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron
Në një deklaratë të bërë nga SPAK këtë të hënë, kreu i partisë Demokrtike, Sali Berisha ka hedhur akuza Altin Dumanit, duke e quajtur atë një mashtrues publik të rangut më të lartë dhe duke e krahasuar me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i njohur për lidhjet e tij me krimin.
Berisha ka theksuar se paditë e ngritura në SPAK lidhur me krimin elektoral janë pa baza dhe se Troplini, sipas tij, është përfshirë në një mashtrim të madh publik, që ka për qëllim të fshehë krimin elektoral dhe të dhunojë procesin e votimit të lirë të shqiptarëve.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Tani, së pari ju përshëndes ju dhe të gjithë demokratet dhe demokratët kudo që janë.
Në paraqitjen time, unë lashë këtë shënim:
“Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron”.
Deklaroi se paditë e sjella në SKAP, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova.
E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik.
Sepse me këtë mashtrim publik, Altin Troplini është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve.