FOTO/ Tenton t’i shmanget fotografimit... Ja momenti i arrestimit të ‘Pole Qorrit’ në Vlorë, kërkohej për vrasjen e ish-policit...

Është publikuar momenti kur shtetasi Flodian Plaku i njohur edhe me nofkën ‘Pole Qorri’, është vënë në pranga nga forcat e policisë. Në foton e siguruar nga SYRI, Plaku shihet me kokën ulur dhe me syze, ndërsa tenton ti shmanget momentit të fotografimit.

Ai ndodhej prej një kohe të gjatë në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, më 15 mars 2024, në Larushk të Fushë Krujës.

Së bashku me Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani, dje u arrestua dhe Julian Aliaj. Ky i fundit është arrestuar edhe në vitin 2019 në Itali për trafik droge, si anëtar i bandës kriminale të drejtuar nga Flodian Plaku, i cili po ashtu u arrestua asokohe për të njëjtin krim.

Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.

Flodian Plaku jetonte kryesisht në Greqi e Itali, dhe ishte shpallur në kërkim pas masës "arrest në burg" lëshuar ndaj tij nën akuzë si një nga tre autorët e vrasjes së ish-policit Gentjan Bejtja, në Larushk të Fushë-Krujës, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa ujiste perimet në kopsht dhe në prani të familjarëve.

Vetëm 4 ditë pasi u vra Gentjan Bejtja, policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqarajn - alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari, 41 vjeç, dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç, si të dyshuar për ekzekutimin mafioz, bashkëpunëtorë. Pas ngjarjes ata dogjën makinën e krimit dhe armët në periferi e u larguan me një tjetër mjet.

Më 9 maj të këtij viti, Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e të dyshuarve për vrasjen e Gentjan Bejtjas,