", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/04/auto_avioni1754292788.jpg", "width": 900, "height": 536 } }

Avioni përplaset me një zog dhe bën ulje emergjente pak pas nisjes/ Shihni pamjet

Një avion Airbus A321XLR i kompanisë ajrore Iberia u detyrua të realizojë një ulje emergjente ditën e diel, pas një përplasjeje me një zog vetëm pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Madridit.

Avioni, që ishte nisur drejt aeroportit Orly në Paris, pësoi dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme si dhe në njërin prej motorëve, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një nga avionët më të rinj në flotën e Iberia-s.

Incidenti ndodhi në fazën fillestare të ngritjes, kur zogu u përplas fillimisht me pjesën e përparme të avionit, përpara se të përfshihej nga motori i majtë.

Menjëherë pas incidentit, pilotët njoftuan kullën e kontrollit për një situatë emergjente, anuluan fluturimin dhe nisën procedurat për t’u kthyer në aeroportin e Madridit.