Siç premtoi, Jozi i këndon Danjës në dasmën e motrës

Miqësia që nisi mes Jozefin Markut dhe Danja Kokës në Big Brother VIP Albania 4 ka marrë një tjetër dimension jashtë shtëpisë së famshme.

Jozi ka qenë i pranishëm në dasmën e motrës së Danjës, ku ka surprizuar të gjithë me një performancë live, duke përmbushur një premtim që ia kishte dhënë asaj gjatë qëndrimit në reality show.

Në videot e publikuara nga Danja në InstaStory, ai shihet teksa këndon në atmosferën festive, ndërsa modelja shkruan me krenari: “Joz Marku, e mbajte fjalën”.

Një moment që dëshmon se lidhjet e krijuara në BBVA mund të zgjasin më shumë sesa sa vetë spektakli.