Milani zyrtarizon transfertën më të bujshme të merkatos

Klubi i Milanit ka zyrtarizuar transferimin e Leonardo Bonuccit drejt “San Siro-s”. Është gati e pabesueshme por Milani ka zyrtarizuar këtë transfertë disa ditë pasi mbrojtësi i njohur italian nënshkroi kontratën me “Rossonerët”.

“Milan njofton transferimin e Leonardo Bonuccit me kontratë deri më 30/06/2022”, thuhet në njoftimin zyrtar të Milanit, shkruan SYRI.net.

 

Kujtojë që qendërmbrojtësi i ka kushtuar kuqezinjve plot 42 milionë euro të cilat janë derdhur në arkat e Juventusit.

/ SYRI.net /