Deputeti socialist bëhet drejtor i Burgjeve. Ja për kë bëhet fjalë

Një tjetër drejtor teknik i emëruar pas marrëveshjes Rama-Basha është shkarkuar sot nga detyra.  

Arjan Hoxha është larguar nga detyra e drejtorit të Burgjeve, 2 muaj pas emërimit.

Këtë detyrë e ka marrë Arben Çuko, deputet aktual i PS-së.

Çuko ka mbajtur më parë edhe detyrën e komandantit të Gardës së Republikës.