SYRI TV/ Irlens Sula goditi 7 herë me thikë nënën Nexhmije Sula, arrestohet 26-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të shtunën Dibrën por dhe të gjithë opinionin publik në vend këtë fundjavë. Një djalë 26-vjecar ka goditur disa here më thikë nënën e tij në fshatin Maqellarë.

Irlens Sula në rrethana të paqarta ka goditur 7 herë me thikë nënën e tij, Nexhmije Sula, 50 vjeç. Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ardhur pas një konflikti midis nënës dhe djalit, por në një moment debate ka agravuar duke kaluar dhe në konflikt fizik teksa në një moment Irlens Sula ka marrë thikën dhe ka goditur 50-vjeçaren.

Nexhmije Sula është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në disa pjesë të trupit. 50-vjeçarja është pjesë e sistemit arsimor.

Ajo është mësuese prej disa vitesh në zonë ndërkohë që aktualisht mban postin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest të Dibrës.

26-vjeçari Irlens Sula është vënë në pranga nga policia, por nga hetimet dhe informacionet e mbledhura blutë dyshojnë se ai vuan nga stresi depresioni.

Irlens Sula kishte jetuar disa kohë jashtë vendit ku kishte mbaruar dhe shkollën e lartë dhe është kthyer në Shqipëri.

Por pas kthimit nga emigrimi ai ka pasur një përkeqësim të shëndetit mendor duke pasur konflikte të herë pas hershme me familjarët e tij