‘3 vjet burg po kritikove Ramën’/ Kodi i Ri Penal - OSBE: Nuk na është marrë mendimi për draftin

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me draftin e ri të Kodit Penal, i cili ka shkaktuar shqetësim të gjerë për dispozitat që mund të penalizojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe kritikën ndaj zyrtarëve publikë, përfshirë kryeministrin Rama.

Në një koment të ndarë në rrjetin social FB, OSBE thekson se nuk ka qenë e përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara dhe nuk i është kërkuar mendim paraprakisht. “Kodi Penal është një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë,” thuhet në deklaratë.

Reagimi i plotë në FB:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë. Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.