Petrit Vasili komenton zv.ambasadorin amerikan: Pas Triestes, edhe SHBA i vë Ramës notën Zero

Kryetari i Grupit Parlamentar të  deputetëve të LSI-së, që do të ulen në sallen e parlamentit në Shtator, Petrit Vasili, ka komentuar deklaratën e zëvendës ambasadorit të SHBA lidhur me korrupsionin e lartë dhe investimet e munguara në Shqipëri.

Diplomatit i SHBA në Tiranë nëpërmjet një intervistë për mediat shqiptare lëshoi alarmin se  korrupsioni me tenderat dhe ai në administratën shtetërore, bllokon investimet e huaja.

Nisur nga ky qëndrim i fortë i diplomatit amerikan, Vasili shprehet se pas Triestes ku Shqipëria nuk mori asnjë investim, tashmë është SHBA ajo që i vendos notën zero Kryeministrit. Ja statusi i plotë i tij në Facebook:

“ Intervista e zëvendësambasadorit të SHBA-së vë gishtin në plagë.

Kryeministri i shurdhuar nuk i dëgjon këmbanat e SHBA-së, qe foli qartë për korrupsionin e qeverisë, që largon bizneset e investimet e huaja dhe që asfikson e mbyt ekonominë.

Meqënëse ka merak notat, ja pra ku e ka kryeministri edhe një notë tjetër nga SHBA: ZERO!

Zeroja e dytë, pas zeros që mori në Trieste, nga ku erdhi pa fituar asnjë projekt për Shqipërinë”.