Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në kryqëzimin e fshatit Grapsh.

Një makinë ka përplasur një këmbësor në këtë zonë. Nuk dihen detaje mbi gjendjen e këmbësorit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.