EMRI/ Plagosje me armë në Fresk, i riu shkon vetë në spital

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga burimet zyrtare të policisë.

Sipas të dhënave, një 27-vjeçar me Juglen Abazi, është paraqitur vetë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.