Sulmohet deputeti Adem Hoxha bashkë me familjen e tij, ndalohet i dyshuari

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e tyre e mitur janë sulmuar fizikisht të premten e 1 gushtit 2025. 

Policia ka mësuar sulmin rreth orës 18:30 Hoxha është paraqitur me lëndime trupore, të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje të ndodhur në fshatin Zlipotok.

“Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash si dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Sipas informacioneve të para, viktimat janë: qytetari A.H, mashkull, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur”, ka theksuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi

Ai ka deklaruar se motivi i incidentit mbetet ende i paqartë. I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë.