ZYRTARE/ Juventusi transferon këtë lojtarë, hidhet firma mbi kontratën 5-vjeçare

Juventusi zyrtarisht ka konfirmuar nënshkrimin me mbrojtësin Mattia De Sciglio i cili për shkak të hapësirave të limituara zgjodhi të largohet nga “San Siro”.

“Zonja e Vjetër” ka derdhur në arkat e Milanit 12 milionë euro plus 500 mijë euro shpërblime, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

"Juventus Football Club njofton marrëveshjen me AC Milan për blerjen përfundimtare të lojtarit Mattia De Sciglio. Mbrojtësi është transferuar për 12 milionë euro të pagueshme në tre vite", thuhet në njoftimin zyrtar të nënkampionëve të Europës.

Kujtojmë që Mattia De Sciglio ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare ku do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri më 30 qershor 2022.

/ SYRI.net /