Aktorja turke Serra Pirinç viziton Prishtinën për Sunny Hill Festival
Aktorja e njohur turke, Serra Pirinç, ndodhet në Prishtinë, ku po merr pjesë në festivalin e madh Sunny Hill Festival.
Festivali ka filluar sonte, më 1 gusht 2025, dhe do të zgjasë deri më 3 gusht.
Përveç Serres, në festival po këndon edhe ylli i madh botëror, Dua Lipa, e cila ka mahnitur publikun me performancën e saj.Foto galeri
Po ashtu, një nga artistët turq më të njohur, këngëtari Edis, ka dhënë gjithashtu një koncert të paharrueshëm për adhuruesit e muzikës.
Sunny Hill Festival është kthyer në një ngjarje të rëndësishme kulturore dhe muzikore në rajon, duke sjellë artistë të njohur ndërkombëtarë dhe duke promovuar bashkëpunimin kulturor mes vendeve.