Administrata Federale e Aviacionit planifikon më shumë ndryshime në itinerarin e helikopterëve pas përplasjes fatale

Administrata Federale e Aviacionit tha të premten se po planifikon ndryshime shtesë të itinerarit të helikopterëve pranë Aeroportit Kombëtar Ronald Reagan të Uashingtonit, pas përplasjes në ajër më 29 janar të një avioni të American Airlines, një avion rajonal dhe një helikopter të ushtrisë që vranë 67 persona.

Zyrtari i FAA-s, Nick Fuller, tha në një seancë hetimore të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit se një grup pune i agjencisë po planifikon ndryshime në një itinerar kyç të helikopterëve pranë Reaganit, pasi vendosi kufizime të përhershme në operacionet jo-thelbësore të helikopterëve në mars dhe kufizoi më tej se ku mund të operonin në qershor.

Zyrtarët e NTSB-së në seancën dëgjimore shprehën shqetësime në lidhje me një "shkëputje" midis kontrollorëve të trafikut ajror në vijën e parë dhe drejtuesve të agjencisë dhe ngritën pyetje të tjera, në lidhje me veprimet e FAA-s para përplasjes fatale, duke përfshirë pse raportet e mëparshme të incidenteve të afërta nuk nxitën përmirësime të sigurisë.

Anëtarët e bordit kanë ngritur gjithashtu shqetësime, në lidhje me dështimin e FAA-s për të dorëzuar dokumentet në kohën e duhu,r gjatë hetimit të përplasjes së janarit.

NTSB mori detaje mbi nivelet e stafit në kohën e rrëzimit të 29 janarit "pas konfuzionit të konsiderueshëm dhe një sërë korrigjimesh dhe përditësimesh nga FAA", tha një raport i bordit.

Seanca dëgjimore ka zgjatur më shumë se 30 orë gjatë tre ditëve dhe ka ngritur një sërë pyetjesh shqetësuese, duke përfshirë dështimin e kontrollit kryesor në detyrë për të lëshuar një alarm për avionin rajonal amerikan dhe veprimet e një ndihmës kontrollori, i cili duhej të ndihmonte kontrollorin kryesor.

"Kjo nuk ndodhi dhe po përpiqemi të kuptojmë pse. Dhe askush nuk ka qenë në gjendje të na tregojë se çfarë po bënte individi gjatë asaj kohe", tha kryetarja e NTSB-së, Jennifer Homendy.

Homendy tha më parë këtë javë se FAA kishte injoruar paralajmërimet për çështje serioze të sigurisë.

"Çdo shenjë ishte aty që tregonte se kishte një rrezik sigurie dhe kulla po ta tregonte këtë", tha Homendy.

"Ju transferuat njerëz në vend që të merrnit përgjegjësinë për faktin se të gjithë në FAA në kullë thoshin se kishte një problem... Rregullojeni. Bëjeni më mirë."

Zyrtarët e FAA-s në seancën dëgjimore, u zotuan të punojnë më shumë në bashkëpunim dhe të adresojnë shqetësimet.

Senatori Tim Kaine përmendi të premten gjithashtu shqetësimet e ngritura nga një menaxher i FAA-së, në lidhje me vëllimin e fluturimeve në aeroport para përplasjes dhe vendimin e Kongresit vitin e kaluar për të shtuar pesë fluturime shtesë ditore për në Reagan.

"Kongresi duhet të veprojë për të zvogëluar mbingarkesën e rrezikshme, duke hequr fluturimet pr në dhe nga (Reagan National)", tha Kaine./ Reuters.