Debati Nano-Ngjela, hyn Ylli Dylgjeri: Skënderbeu do të merrte Takun apo... do priste SPAK-un?

Debati për nënën sllave e Skënderbeut, i hapur nga Mustafa Nano ka gjetur një përgjigje nga Spartak Ngjela. Por në këtë debat është përfshirë edhe Ylli Dylgjeri. E si zakonisht, Dylgjeri me ironinë e tij, e ka sjellë këtë debat në aktualitetin shqiptar.

Ja çfarë shkruan Ylli Dylgjeri në Facebook:

"Në këto ditë të nxehta korriku publiku po ndjek një debat akoma edhe më të nxehtë mediatik. Po ndjek debatin mbi origjinën e nënës së Skënderbeut... Nano thotë se ka qenë sllave! Pyetja që më erdhi në mend pas këtij debati është: Nëse do të që gjallë Skënderbeu, do merrte si Avokat mbrojtës për këtë shpifje të Nanos, Takun apo...do priste SPAK-un?"