VIDEO/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza
Franca ka shpërndarë 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza për të ndihmuar banorët të cilët po përballen me një uri të madhe.
Në një status në FB, presidenti Macroon ka njoftuar për ndihmat, ndërsa ka ndarë edhe momentin kur janë hedhur pakot me ndihma nga ajri.
“Përballë një situate urgjente, sapo kemi kryer një operacion për hedhjen nga ajri të ndihmave ushqimore në Gaza.
Faleminderit partnerëve tanë jordanezë, emiratas dhe gjermanë për mbështetjen e tyre, si dhe ushtarakëve tanë për angazhimin e tyre.
Hedhjet nga ajri nuk mjaftojnë. Izraeli duhet të hapë plotësisht qasjen humanitare për të shmangur rrezikun e urisë”, ka shkruar Macroon në një postim në FB.