‘I dobësuar dhe i mbyllur në tunel’/ Hamas publikon video e të burgosurit izraelit
Hamasit publikoi sot një video të shkurtër me një të burgosur izraelit, i cili ishte marrë peng që me sulmin në 7 tetor 2023 në Izrael.
Në video, që zgjat vetëm disa sekonda, i burgosuri duket i dobësuar dukshëm dhe i shkretë, teksa mbahet i mbyllur brenda një tuneli.
Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) nuk ka mundur të verifikojë autenticitetin e videos apo datën e regjistrimit të saj.
Në rrjetet sociale, materiali shpërndahet gjerësisht, ndërsa përdoruesit po krahasojnë pamjet e të riut me fotografitë e tij para se të mbahej peng.
Mediat izraelite identifikuan pengun si Eviatar David, 24 vjeç, i cili ishte shfaqur më parë në fund të shkurtit në një video të lëshuar nga organizata palestineze, ku shfaqeshin edhe pengje të tjerë të liruar.
🔴 ''Biz ne yiyorsak, onlar da onu yiyor."
Kassam Tugayları, İsrailli esir Evyatar David'in açlıktan geldiği son halinin videosunu paylaştı. pic.twitter.com/yrCiFN5uY7