Novak Djokovic dhe dy yjet e Formula 1 bëhen investitorë të klubit francez Le Mans
Klubi francez Le Mans bëri një njoftim të rëndësishëm, duke konfirmuar hyrjen në kapitalin e tij të legjendës së tenisit, Novak Djokovic, si dhe dy emrave të njohur të Formula 1, Felipe Massa dhe Kevin Magnussen.
Lajmi u bë publik të premten, më 1 gusht, në përvjetorin e 40-të të themelimit të klubit, që këtë vit festoi edhe ngjitjen në Ligue 2.
Të tre sportistët me famë ndërkombëtare janë bashkuar me planin zhvillimor të ekipit përmes kompanisë investuese OutField, me seli në Amerikën e Jugut dhe fokus në sektorin sportiv.
Në një deklaratë për shtyp, Felipe Massa u shpreh: “Të gjithë e dinë pasionin tim për futbollin, dhe kjo mundësi ishte një zhvillim natyral për mua. Le Mans ka lidhje të ngushta me sportet motorike, dhe kur shoku im i mirë dhe partneri në Oakberry, Georgios Fragoulis, më prezantoi projektin, u entuziazmova menjëherë për të marrë pjesë. Sidomos me njerëz si Djokovic dhe Magnussen, me të cilët ndaj eksperienca dhe respekt të thellë. Është një mundësi e jashtëzakonshme në një kohë kur futbolli francez po përjeton një bum investimesh.”
Pavarësisht hyrjes së investitorëve të rinj, presidenti Thierry Gomez mbetet aksioneri kryesor i klubit, duke ruajtur kontrollin e drejtimit dhe shumicën e aksioneve.
𝐋𝐄 𝐌𝐀𝐍𝐒 𝐅𝐂 𝐀𝐂𝐂𝐔𝐄𝐈𝐋𝐋𝐄 𝐔𝐍 𝐍𝐎𝐔𝐕𝐄𝐀𝐔 𝐏𝐀𝐑𝐓𝐄𝐍𝐀𝐈𝐑𝐄 𝐅𝐈𝐍𝐀𝐍𝐂𝐈𝐄𝐑
Le communiqué officiel 👉 https://t.co/1oV3Mu8Co6#AllezLEMANSFC 🔴🟡 pic.twitter.com/Kc61mbhAfV