Arsyeja pse Marco Asensio nuk po gjen dot ekip të ri

Dikur i konsideruar si një nga talentet më premtues të kohës dhe që pritej shumë prej tij, por karriera nuk i shkoi ashtu siç ai kishte menduar.

Bëhet fjalë për Marco Asension, i cili është rikthyer përkohësisht te PSG pas huazimit tek Aston Villa në gjysmën e sezonit të kaluar.

I konsideruar jashtë planeve nga Luis Enrique, Marco Asensio është në kërkim të një ekipi të ri.

Duke qenë se kontrata e tij me PSG-në skadon në vitin 2026, parisienët duan shitjen përfundimtare të tij këtë verë dhe jo më marrëveshje huazimi.

Interesi nga klubet e njohura nuk është se mungon për mesfushorin me tipare sulmuese, problemi kryesor për largimin e tij mbetet paga e tij e lartë, afër 10 milionë euro në vit.

Kjo, për shembull, pengoi përpjekjen e Fenerbahçes për të negociuar për të, por u tërhoq për shkak të kostos së marrëveshjes.

Në orët e fundit është përmendur edhe Benfica si një destinacion i ri i mundshëm, por Asensio duhet të bëjë një ulje për rrogën e tij, ndryshe marrëveshja mund të dështoi sërish.