‘Rusia furnizon Korenë e Veriut me teknologji dronësh dhe ndihmon në prodhimin e tyre’, thotë Kievi
Këshilltari kryesor i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot për agjencinë Reuters se Rusia po furnizon Korenë e Veriut me teknologji për dronët sulmues të tipit Shahed dhe po ndihmon në prodhimin e tyre.
Ai theksoi se ky bashkëpunim përfshin edhe transferimin e teknologjisë për dronët kamikazë Shahed-136, si dhe ndihmën në ngritjen e linjave të prodhimit në Phenian.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i zyrës së Zelenskyt, Andriy Yermak, shtoi se Rusia është e angazhuar gjithashtu në shkëmbime teknologjike për zhvillimin e raketave me Korenë e Veriut.