‘Shqipëria në qendër të kritikave'/ Hoxhaj: Kodin e ri Penal e propozuan njerëzit e Ramës për të tërhequr vëmendje...
Gazetari, Julian Hoxhaj, në një intervistë në SYRI TV me moderatorë Armela Ferko, theksoi se Kodi i ri Penal është një ofertë e pa kërkuar për shoqërinë shqiptare.
Ai tha se propozimet e Kodit të ri Penal janë bërë nga ekspertët të cilët janë të lidhur me qeverinë, dhe sipas tij, e kanë bërë për të tërhequr vëmendje.
“Unë mendoj se sot është hera e parë që Bashkimi Evropian bën një nga deklaratat më të forta. Në lidhje me nismat që merr qeveria në lidhje me ndryshimin e kuadrit ligjor, të vendit, dhe rasti i Kodit Penal është një nga rastet flagrante, është një ofertë e pa kërkuar për shoqërinë shqiptare në këto momente që flasim. Në dijeninë time, edhe për shkak të formimit tim në fushën e historisë. Studimet tregojnë se në momentin që bën ndërhyrje legjislative sidomos në Kodin Penal, duhet një studim i mirëfilltë i shoqërisë me disa aspekte të jetës, sepse shoqëria avancon. Pra bëhen këto në raport me veprat penale, që i dinë shumë mirë ekspertët. Por merren dhe disa komisione shoqërore, që lidhen me aspektin social, ndryshimet demografike sjellje që kanë qytetarët në raport me veprat penale. Dhe ardhja e Kodit të ri Penal në një moment, ku ende nuk ka ardhur raporti përfundimtar i monitorimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODHIR, kur Shqipëria është vënë në qendër të kritikave dhe raporteve ndërkombëtare, për trafikun e drogës, pastrimin e parave, dhe çështje të tilla tregojnë se qeveria ka një ngut për të tërhequr vëmendjen. Dhe sigurisht ka gjetur një nga ato pikat, ku nëpërmjet kodit penal shkakton debate të reja dhe tërheq vëmendjen. Të kemi parasysh që ky kod penal prezantohet në një moment që kemi një maxhorancë absolute, të cilat i ka të gjitha mundësitë për ta kaluar në parlament për shkak të shumicës të cilësuar të votave që i mori në 11 maj. Dhe sigurisht BE në këtë moment jo vetëm pozicionim kundër në parim Kodit të ri Penal. Propozimet e këtij kodi që janë bërë nga ekspertë të cilët ne i kemi denoncuar në emisionin PLUG, të cilët janë të lidhur me këtë maxhorancë. Në një menyrë ao tjetër. Siç është kreu i shkollës së magjistraturës ai i gjykatës së lartë apo të tjerë që janë përfshirë.” tha Hoxhaj.