Atalanta befason Interin me vendimin për Lukman
Duket se “telenovela” e së ardhmes së sulmuesit Ademola Lukman nuk paska fund.
Atalanta ka vendosur që të mos e pranojë ofertën e fundit të Interit për yllin e tyre.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, klubi nga Bergamo e ka refuzuar propozimin e zikaltërve që kapte shifrën prej 42 milionë eurosh plus 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Mesa duket bergamaskët kërkojnë një shifër akoma më të lartë për të lënë të lirë sulmuesin, teksa tashmë Interi nëse e dëshiron Lukmanin duhet të përmirësoj ofertën.