Më 6 gusht protesta: 'Tigri 1' dhe 'Tigri 3' të zhduken nga Gjiri i Vlorës! Ferruni: Dëmi llogaritet mbi 70 mln euro ...

Aleanca Qytetare e Vlorës do të protestojë më 6 gusht për të larguar dy Termocentralet (TEC) lundruese në Vlorë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” që prej një viti janë në gjirin e Vlorës ende pa prodhuar energji.  

Në një intervistë për Syri TV,  me gazetarin Edvin Parruca, Lavdosh Feruni, përfaqësuesi i Aleancës Qytetare të Vlorës thotë se duhet të largohen patjetër pasi jo vetëm që po marrin miliona dollarë taksapaguesve shqiptarë por dhe po shkaktojnë ndotje.

Nga çfarë duhet mbrojtur Vlora?

"Kemi sërish kërcënim nga industria e naftës. Kompanitë industriale të naftës që po shkatërrohen dhe perëndojnë po fusin kthetrat në vendet që nuk janë në BE, si Shqipëria për të vijuar fitimet galoponte.

Aleanca Qytetare për Vlorën  do të kenë një protestë më 6 gusht në orën 08:00 përpara prefekturës, nëse jo marshim drejt TEC lundrues për të kërkuar largimin urgjent të këtij TEC që ka zënë një hapësirë të madhe detare turistike dhe merr 94 mijë dollarë çdo ditë për 2 vite resht."

Në këmbim të çfarë jepen këto para çdo ditë?

"Nuk ka këmbim. Madje është e kundërta. Përveç këtyre paguajmë edhe dhjetra e qindra dollarë për disa orë gjatë muajit. Ata e ndezin disa orë gjatë muajit, sidomos kur perëndon dielli, tani në verë sidomos që të mos shikohet  tymi i zi i djegies së mazutit. Është një tmerr i vertetë se është me përmbajtje skuquri. I ndezin 2 -3  orë në darkë, në muaj për të justifikuar qiranë e famshme 94 mijë dollarë. Këtu nuk fitojmë por kemi humbje shtesë.

Se në orët që ata ndezin i vjedhin buxhetit të shtetit dhjetra mijëra dollarë të tjerë, sepse kostoja e prodhimit të një megavati nga ky TEC lundrues është 2 – 3 herë më imadh  se çmimi në treg ndërkombëtar. Në momentin kur ndizen nga 2- 3 orë harxhohen ekstra para për të justifikuar vjedhjen e madhe të 94 mijë euro. Është zero përfitim ndërsa humbjet janë shtesë.

Pastaj është figuracioni 1.74 mln që duhet ta paguajmë ne, tenderat për pastrim. Dëmi llogaritet mbi 70 mln euro në periudhën 2 vjeçare që është kontrata e nënshkruar.  Në gushtin e vitit të kaluar nisi pagesa,  e ata do të vijojnë dhe një vit tjetër për të vjelin para pafund nga taksa paguesit shqiptarë."


Pastaj largohen? Çfarë ndodh?

"Jemi në një situatë që në mënyrë fyese në kontratë është që KESH (pra ne) pa kushte në mënyrë absolute ta blejmë atë me 1 euro.  Ai nuk ka shanse që të punojë, se ka punuar 20 vite në Bangladesh, dhe këtu kollitet sadopak për të vjedhur milionat. Por dhe nëse i ngelet KESh nuk ka për ti punuar asnjë ditë e asnjë orë. Jo vetëm se është shumë e shtrenjtë por ka dhe një shpërthim të energjisë fotovoltaike, e të erës, pra është një revolucion i vërtetë ndërkohë që TEC do të qëndrojë aty duke pushtuar hapësirën bregdetare të Vlorës. Ajo gërdallë duhet shkulur patjetër.

E kemi të pamundur që të marrim paratë me atë të offshore por të paktën të zhduken nga aty.  Të lërë hapësirën për qytetarët, atë plazh që është një ndër më të bukurit