Për Kodin e ri penal edhe hedhja në plehra nuk mjafton!
Nga Petrit Vasili/
Qe Kodi i ri penal te ishte shumë më regresiv dhe në mënyrë violente kundër lirive dhe të drejtave se sa Kodi i vitit 1995 hartuar pak pas fillimit të pluralizmit është vërtet një fakt shokues.
Ofensiva ndaj lirisë së shtypit dhe të shprehjes si individit të lë pa gojë në një moment që pritej thellimi i tyre dhe krijimi i hapësirave demokratike gjithmonë e më të mëdha.
Ky Kod është një pjellë e turpshme që synon një regjim politik të ngjashëm me atë që u shemb në vitet 90' nga populli shqiptar.
Ky Kod i ri Penal demonstrohet hapur dhe në mënyre të paturpshme si mbështetës ndaj krimit, korrupsionit të qeverisë si dhe ndaj botës së krimit.
Me gojën plot mund të thuhet se ky Kod sjell vetëm negativitete shumë të rrezikshme për rendin shoqëror dhe politik në Shqipëri.
Forma okulte dhe e mbyllur e hartimit, autorët e tij si persona thellësisht të kompromentuar dhe pa integritet, përjashtimi konsultimit shumë të gjerë publik me të gjithë aktorët denoncojnë qartazi qëllimet malinje të këtij Kodi të porositur nga krimi dhe qeveria e tij.
Asnjë konsultim me Komisionin e Venecias.
Rama, qeveria dhe parlamenti rilindas i janë drejtuar Venecias për gomarllëqe pa fund dhe nuk i drejtohen për Kodin e ri penal.
Shkurt dhe thjesht ky Kod turpi se Kod Penal s'mund të quhet edhe hedhjen në plehra e ka pak.
Ndaj ky Kod duhet të zhduket dhe puna duhet të fillojë nga e para me një grup të madh gjithëpërfshirës, me konsultim të fortë me Komisionin e Venecias dhe institucionet evropiane e me të gjithë aktorët e interesit në Shqipëri.
Kjo histori e turpshme e këtij Kodi si alibi e shëmtuar e narkoqeverisjes së Edi Ramës dhe bëmave të saj korruptivo kriminale, duhet demaskuar pa pushim si një instrument puçist për instalimin e diktaturës në Shqipëri.
E them sërish ky Kod edhe hedhjen në plehra e ka tepër.