Për atë që është e vërtetë, beteja elektorale nuk ka mbaruar
Personalisht, ndjej një shqetësim, kur lexoj apo dëgjoj disa njerëz, të cilët unë i lexoj e i ndjek me respekt, por që ndonjëherë japin pa dashur një mesazh të dyshimtë mbi grabitjen e zgjedhjeve nga regjimi.
P.sh, pasi Edi Rama fitoi mandatin e katërt iu kthye reprezaljeve në tatime dhe tendave të diskutueshmet pa leje shprehet dikush në shkrimet apo ligjërimet e tij.
Ka edhe shumë të tjerë që pa dashur bëjnë të njëjtën gjë.
Mendoj, se në këto kontekste krijohet një paqartësi. Njerëzit të lexojnë, mbase dhe në atë mënyrë që gjithkush nga ne shpesh nuk e merr me mënd. Të lexojnë , sepse janë të shqetësuar edhe për minutat, se çfarë do ndodhë më tej në këtë vend . Prandaj , kushdo që e ka të mundur dhe kontribuon, duhet të jetë më i vëmendshëm në mesazhin e tij që përcjell deri në fund.
Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet. Por i grabiti dhe kjo do mbetet e skalitur në e faqet kësaj epokë.
Për Edi Ramën edhe me këto lloj lapsusesh të bëra në diskursin publikë, janë të vlefshme, e kënaqin dhe të mos harrojmë se ai i shfrytëzon si marifetçi i kulluar që është. Të thuash sot , se ka fituar zgjedhjet Edi Rama, është vërtet diçka e pa drejtë dhe nuk i bën aspak mirë gjëndjes së momentit, kur këto zgjedhje sot janë në një proces të pa precedent denoncimi. Zgjedhjet e 11 majit çfarëdo që të ndodhë nuk ka asnjë shans që të referohen kurrë në histori si zgjedhje. Ato nuk janë zgjedhje të lira dhe normale, sepse, njerëzit nuk zgjodhën dot ofertën e ndryshimit që ata dëshironin për të bërë të mundur kthesën që iu duhej .Të gjithë duhet të jemi të qartë në çdo pikë në lidhje me atë çfarë ka ndodhur ne 11 maj.
Zgjedhjet e lira duhej të ishin thelbi i ndryshimit që i duhej popullit shqiptarë në këto momente, që tashmë janë bërë edhe më të vështira. Jo vetëm për dëshirat e gjithkujt, se kush parti do ti fitonte ato. Por sidomos, nga ndikimi sociologjik, psikologjik dhe shpirtëror që ato kanë tek çdo njeri, për të besuar tek e ardhmja e vendit te tyre. Zgjedhjet e lira, nuk ka asnjë dyshim, se do ishin një moment fatlumë për të çliruar ndjesi sigurie dhe besimi, pothuajse tek shumica e njerëzve, pavarësisht, se në se do di fitonte partia që sot drejton opozitën, apo partia që sot drejton qeverisjen. Qetësia në çdo rast do ta kishte gjetur ekuilibrin e vet në rast se zgjedhjet do ishin të lira dhe të drejta. P.sh ,tek opozitarët në rast se do ishte legjitimuar realisht humbja e tyre mbas një procesi të drejt dhe transparent, do ta shikonin me qetësi dhe realizëm në sy të ardhmen e tyre.
Zgjedhjet e lira për fat të keq, mbeten ankthi i thelbit të kësaj demokracie . E ashtuquajtura shkencë elektorale e artikuluar me “përzemërsi diktatoriale”ja ku është ! Shikojeni! Siç edhe po rezulton, është “shkenca gazmore” e vjedhjes dhe manipulimit të tyre.
Duhet çmontuar në çdo detaj të gënjeshtrës konstruksioni i saj mafioz.
Propaganda e zhurmës së mbulimit të këtij makinacioni të mirëfilltë shtetëror , është e fuqishme, dhe nuk po lë gurë pa lëvizur për të mbështjellë krimin e fshehur elektoral nën kanavacën e pseudopiktorit diktator , megjithëse është e pa mundur që ti mbuloj provat e shumta , si në dritë ashtu edhe në errësirë kudo që janë .
Ne jemi një vend i vogël, por me të gjitha parametrat e vullnetit popullor për të qenë pjesë e dëshiruar e kulturës dhe demokracisë evropiane. Dhe vlerat e demokracisë, të shtetit juridikë dhe të lirisë politike janë vlerat e pa negociuara , që Evropa në asnjë provë nuk i ka sakrifikuar dhe aq më shumë kur bëhet fjalë për pseudoarsye, të cilat qarkullojnë nëpër gojët e lobistëve të kreut të regjimit Edi Rama, për të vetmen arsye që ta ndihmojnë atë të qëndroj si rrodhe në pushtet. Sigurisht ,kundrejt privilegjeve që ky iu bën me afera nga më spekulative në kurriz të pronave dhe interesave te taksapagueseve shqiptarë.
Shkenca elektorale në strukturën e saj ka trenin bullgarë, kontrollin represiv të administratës, patronazhistët, kontrollin e pëlqimeve në rrjetet sociale , të dhënat dhe statistikat e patronazhistëve, fluksin e madh të V.K.M-ve për falje dhe dhurata në kundërshtim me ligjin elektoral, lodrat e pafundme të postës DHL me votat e emigrantëve, listat e pagesave me gjurmë të shumta për të blerë vota,opinionet e pa fundme të blera të gazetarisë xhepit, etj, etj etj. E çfarë mund të mbetej këtu që vullneti i njerëzve të përfundonte tek vota e lirë.?
Por nuk duhet që të ndjehemi kurrë të humbur edhe para padrejtësive të tilla të mëdha . Sepse ndryshe vuloset humbja. Kjo nuk duhet të ndodhë! Vërtetë që zgjedhjet janë blerë dhe manipuluar, por kjo nuk mjafton qe të lashë duart me humbjen. Forca e opozitës do dëshironim të jetë fituese në betejën e së vërtetës që po vazhdon.
Me këtë dua të them se opozita në fund të fundit vlerësohet nga rezultatet e fitores. Kjo është filozofia e vërtetë e luftës dhe lirisë politike.
Ne presim raportin përfundimtar të OSBE- ODIR. E dimë të parin se çfarë përfaqëson, por cili do jetë i dyti, që do jetë dhe vendimtari?
Besimi kalon përmes dyshimit-thonë filozofët.
Nuk duhet të harrojmë kurrë se ne jemi në betejë me djallin. Në rast se djalli arrin që me lobimet e tij të ndyra ta zbut “faqen e zezë” të këtyre zgjedhjeve çfarë do të ndodhë?
Opozita do futet në parlament dhe do të vazhdoj me rutinën e denoncimeve të skandaleve korruptive të pushtetit?! Për të qenë realist kjo do krijonte një situatë edhe më tragjike nga kjo që është tashti , e cila do ta shpinte në një mosbesim shkatërrues shpresën e njerëzve ndaj kësaj opozite, prandaj ajo mbetet e dënuar që të luftoj shumë e shume, tashti , në afshin e nxehtë të kësaj vape për ta fituar këtë betejë.
Për atë që është e vërtetë beteja elektorale nuk ka mbaruar.
Është mjaftë i rëndësishëm gjykimi i arbitrit , ose siç mund ti themi ndryshe, gjykimi i syrit të tretë.
Vendimi përfundimtar i këtij gjykimi mendoj, se do duhet ti thotë “ndal!” një rruge diktatoriale të një regjimi i cili i vodhi dhe i manipuloi këto zgjedhje dhe si përfundim, do krijonte premisa për tu rikthyer në rrugën e duhur të demokracisë politike në Shqipëri .
Kur them që beteja për zgjedhjet e 11 majit vazhdon , unë besoj personalisht në këto që shkruaj, (sepse ndonëse jo rrallë mund të bëhesh edhe viktimë), besoj tek e vërteta.
Sali Berisha së bashku me një grup drejtues të PD-së sot, ashtu siç duhej, po tregohet i ri dhe i pa dorëzuar, duke denoncuar në mënyrë shteruese gjurmët e pa numurta të krimit zgjedhor, ndonëse shumë nga ata qe fituan mandatin në emër të PD-së, por edhe shumë të tjerë, janë arratisur në rehatinë e pushimeve nëpër pishina apo plazhe , për të vazhduar me llogarinë e humbësit.
Dikush tjetër është futur në llogaritë e kauzave personale dhe kërkon të ngjall fantazma foltoresh në shtator, për ti kthyer PD-së anarkinë e Bashës të ideuar dhe sponsorizuar nga Sorosi dhe Yuri Kim.
Megjithatë koha ka ndryshuar.