Kodi Penal i Ramës, Paloka i kujton Ramizin: E mer ‘mret’, dekreti i tij nuk e mbrojti dot Enverin, njerëzit i bënë shurrën…
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një postim në facebook pas publikimit të projektit të ri të Kodit Penal iniciuar nga qeveria Rama.
Ai i kujton kreut të qeverisë së edhe Ramiz Alia u munda të mbronte monumentet e Enver Hoxhës me ligj me 1991 por i shkoi kot.
“Sa për kujtesë në ‘91, dekreti i Ramiz Alisë nuk e mbrojti dot Enverin se me 20 shkurt qytetarët e Tiranës e tërhoqën zvarrë e i bën shurrën në kokë monumentit të tij”.
Postimi:
E mer “mret” nuk zhgënjen asnjëherë! Aty qëndro tek gjurmët e baballarëve se ata e dinin si të silleshin me këtë popull.
Me 22 janar 1991, Kuvendi Popullor ( Partia e Punës) nxori një dekret për “Mbrojtjen e monumenteve dhe simboleve shtetërore…”
Gjithë qëllimi ishte mbrojtja e figurës dhe monumenteve të Enver Hoxhës … që indirekt ishte dhe mbrojtje e pushtetit të PPSH ndërkohë që kishte degjeneruar plotësisht. Nuk mund të jetë rastësi qe dhe dënimi i parashikuar atëherë nga Ramiz Alia në Kodin Penal me atë dekret edhe nëse shaje Enverin ishte nga 6 muaj deri në tre vjet burg”
Atëherë Edvini ishte “disident” dhe doli kundër atij dekreti. Ishte koha kur bertiste “ti varim komunistët”
Po tani që është bëre “mret” …
Sa për kujtesë në ‘91, dekreti i Ramiz Alisë nuk e mbrojti dot Enverin se me 20 shkurt qytetarët e Tiranës e tërhoqën zvarrë e i bën shurrën në kokë monumentit të tij.
Po Edvini është “mret”…