Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare në Gaza

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, njoftoi se Franca do të dërgojë katër fluturime me 10 ton ndihma humanitare nga Jordania në Gaza .

“Kjo është ndihmë emergjente, e cila megjithatë nuk është e mjaftueshme”, pranoi ministri, duke folur për rrjetin radioteleviziv Franceinfo.

Rreth 2.4 milionë palestinezë në Gaza kanë jetuar nën rrethimin izraelit që nga shpërthimi i luftës pas sulmit të pashembullt nga lëvizja islamiste palestineze Hamas më 7 tetor 2023, në territorin izraelit .

Kombet e Bashkuara paralajmëruan të dielën për “nivele alarmante” të kequshqyerjes, ndërsa organizata ndërkombëtare e monitorimit të urisë e mbështetur nga OKB-ja tha se ” skenari më i keq i urisë po zhvillohet në Gaza “.

Izraeli ka lejuar që nga e diela dërgimin e ndihmave nga ajri në Rripin e Gazës, i cili njoftoi një armëpushim për arsye humanitare në disa zona.

Të hënën, kancelari Friedrich Merz njoftoi se Gjermania do të organizojë me Jordaninë një “urë ajrore me mallra humanitare për në Gaza”, duke shtuar se Franca dhe Britania ishin të gatshme të merrnin pjesë në këtë iniciativë.