Gjigantët italianë ofertë 60 milionë euro, Vidal më i paguari në Itali

Interi kërkon të mbajë ritmin e Milanit pasi po synon të bëjë një transfertë të bujshme.

Sipas burimeve të “El Mercurio”, drejtuesit zikaltër i kanë ofruar Bajernit 60 milionë euro për mesfushorin Arturo Vidal.

Gjithashtu, “Nerazzurrët” raportohet se i kanë premtuar Vidalit një pagë me vlerë 8 milionë euro në sezon.

Nëse pranohet oferta e Interit, atëherë Vidal pritet të bëhet lojtari më i paguar në Serie A.

/ SYRI.net /