Propaganda e Ramës me bonusin e bebes, por harron shpopullimin masiv

Kreu i qeverisë për të treguar se është shumë i zënë me hallet e shqiptarëve ka postuar sot një shënim ku flet për bonusin e bebeve. Edhe pse shuma që u jepet familjeve është shumë më e vogël se shumica e vendeve që janë afër nesh prapë Rama vijon me propagandën e tij sikur ato para të jete duke i nxjerrë nga xhepi i tij. Harron që ato para janë tasat e shqiptarëve dhe nuk ka asnjë arsye as ti përmendë dhe as ti reklamojë si një arritje rilindase por thjesht të mundohet të shtojë shpërblimin duke mos vjedhur paranë publike.

Sepse nëse përmendim arritje rilindase për mbështetjen ndaj familjes është vetëm një. Ajo që këta fëmijë sapo rriten nuk presin as të diplomohen për ikin nga syte këmbët dhe braktisin Shqipërinë.

 “Mirëmëngjes dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Nuk ka kurajën që të flasë për të ardhmen e tyre. Pasi mësuesit zgjidhen me patronazhim. Universitetet i shkatërroi me ligj. Investimet e huaja shkojnë në vendet fqinje. E këtyre fëmijëve u mbetet vetëm të mbushin valixhen e të ikin. Shpopullimi masiv i viteve të qeverisjes së rilindjes e tregon këtë./E.I/