Barcelona bashkëpunon me Kongon për arsye se ka nevojë për fonde
Barcelona ka arritur një marrëveshje katërvjeçare me qeverinë e Republikës Demokratike të Kongos (RDK), me synimin për të promovuar futbollin, kulturën sportive dhe paqen në këtë vend afrikan.
Sipas marrëveshjes, ekipet profesionale të Barcelonës do të mbajnë logon ‘RD Congo – Coeur de l’Afrique’ (Kongo – Zemra e Afrikës) në pjesën e pasme të fanellave të tyre të stërvitjes deri në sezonin 2028–2029.
Ndërsa detajet financiare nuk janë bërë publike zyrtarisht, mediat spanjolle raportojnë se marrëveshja kap vlerën e mbi 40 milionë eurove në total, ose rreth 10 milionë euro për çdo sezon.
Kjo është hera e parë që Barcelona lidh një partneritet të tillë me një shtet afrikan, në një përpjekje për të kombinuar sportin me diplomacinë kulturore dhe sociale.