Dinamo kualifikohet në turin e tretë të Conference League

Dinamo ka kaluar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Dueli u mbyll në barazimin 1-1 me Atletik Eskaldes në stadiumin “Elbasan Arena”, por dinamovitët u kualifikuan falë fitores 2-1 në Andorrë në ndeshjen e parë.

Zabërgja ishte ai i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë gjërat filluan të shkonin keq për blutë të cilët pësuan gol në të 49-ën dhe 52-ën mbetën me 10 lojtarë për shkak se Karamba mori karton të kuq.

Por fati u kthye në anën e skuadrës së Dajës pasi në të 77′ edhe skuadra nga Andorra ngeli me 10 lojtarë.