SHBA/ Trump u bën presion 17 kompanive farmaceutike që të ulin çmimet e barnave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar letra drejtorëve ekzekutivë të 17 prej kompanive më të mëdha farmaceutike në vend, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të ulur kostot e barnave me recetë për amerikanët, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Mes kompanive që morën shkresa janë Eli Lilly, Sanofi, Regeneron, Merck & Co, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca.

Kopje të letrave janë publikuar edhe në llogarinë e Trump në platformën Truth Social.

Në letrat e tij, presidenti i kërkon këtyre kompanive të ulin çmimet e barnave ekzistuese, të garantojnë që çmimet e barnave të reja të qëndrojnë të ulëta dhe të kthejnë përfitimet e tepërta nga tregjet e jashtme tek pacientët dhe taksapaguesit amerikanë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Trump u dha kompanive afat deri më 29 shtator për t’u angazhuar se do të përmbushin këto kërkesa.

Sipas të dhënave të fundit, çmimet që paguajnë amerikanët për barnat me markë janë trefish më të larta se në vende të tjera të zhvilluara,” tha përfaqësuesja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt.

Ajo shtoi se qeveria amerikane do të përdorë çdo mjet në dispozicion për të vendosur në pranga ‘praktikat abuzuese’ në çmimet e barnave.