SHBA/ 25 të plagosur pas uljes të detyruar të një avioni për shkak të turbulencave të forta

Një fluturim i kompanisë Delta Airlines drejt Amsterdamit u detyrua të bënte një ulje emergjente në Mineapolis, SHBA, pas lëndimit të së paku 25 personave nga tundjet e forta gjatë rrugës.

Avioni kishte nisur udhëtimin nga Salt Lake City, Utah, por u detyrua të ulej në aeroportin ndërkombëtar Minneapolis-Saint Paul për shkak të “tundjeve të konsiderueshme”, sipas njoftimit të kompanisë.

Pas uljes, personeli mjekësor priti udhëtarët dhe ekuipazhin për vlerësim. Njëzet e pesë prej tyre u dërguan në spitale lokale për kontroll dhe trajtim të mëtejshëm, tha Delta.

Kemi falënderimet tona më të sinqerta për të gjitha ekipet e emergjencës që reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm,” u shpreh kompania.

Tundjet e ajrit në avionë janë prej kohësh shqetësim për udhëtarët, por specialistët paralajmërojnë se ky fenomen po bëhet më i shpeshtë dhe më i fortë për shkak të krizës klimatike, që po shkakton kushte atmosferike gjithnjë më ekstreme.

Brenda dekadave të ardhshme mund të shohim dyfishim apo trefishim të rasteve me tundje serioze në mbarë botën,” tha për BBC Paul Williams, ekspert atmosferik nga Universiteti i Reading. Syri.net-CNN.gr