Me ‘Larg’, Yll Limani hap një kapitull emocional në muzikën e tij

Ashtu siç e paralajmëroi, Yll Limani ka sjellë projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Larg”.

E prodhuar nga Panda dhe me tekst të shkruar nga Tonic, Denk dhe vetë Ylli, kjo këngë dëshmon edhe një herë se Ylli di të  prekë ndjenjat e publikut.

“Larg” përçon ndjesinë e largësisë dhe dhimbjes që lë pas një ndarje.

“Larg” pritet të jetë një nga këngët më të dëgjuara të këtij sezoni dhe një tjetër sukses në repertorin e artistit.