VIDEO/ Mirlind Daku godet penallti në Kupën e Rusisë, shihni ku e dërgon topin sulmuesi shqiptar i Rubinit

Mirlind Daku e ka nisur mbarë këtë sezon me fanellën e Rubin Kazan, duke qenë protagonist absolut i fazës sulmuese të ekipit të tij.

Kjo, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Rusisë, ku sot ekipi i tij luajti ndeshjen e parë në fazën në grupe.

Rubin Kazan u përballe me Orenburg dhe Daku la shenjë që në pjesën e parë të duelit.

Ishte pikërisht një penallti e Dakut në minutën e 29-të, ajo e cila i dha avantazhin ekipit të sulmuesit shqiptar i cili ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.

Ky ishte goli i dytë sezonal për Dakun, i cili kishte shënuar pak ditë më parë edhe në kampionat përballë skuadrës së Zenit Shën Petersburgut.

https://streamin.one/v/91025928