SYRI TV/ Operacioni Pandora, goditet grupi online, mashtronin qytetarët gjermanë të investonin në bursa
10 masa sigurie janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme në kuadër të operacionit Pandora kundër një grupi të strukturuar kriminal i cili ka mashtruar qytetarët gjermanë për të investuar në bursa nëpërmjet call centerave ilegale.
Për 8 persona janë ekzekutuar masat, 5 arrest në burg, 3 arrest shtëpie ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas prokurorit Eneid Nakuçi dëmi i shkaktuar është 365 mijë euro dhe hetimet kanë nisur që prej dhjetorit të 2023 në Gjermani.
Ndërkohë prokurori gjerman tha se telefonatat për të mashtruar qytetarët gjermanë bëheshin nga Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Libani.
Eneid Nakuçi tha se mashtrimet nëpërmjet call centerave do të jenë prioritet i SPAK dhe bëri thirrje për qytetarët që të mos përfshihen në këtë veprimtari të paligjshme.