Gomonia nisi të fundosej në det... Shpëtohen 5 pushuesit në Durrës
Mesditën e sotme, gjatë patrullimeve rutinë në hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë në kohë për të shpëtuar 5 shtetas që ndodheshin në rrezik në afërsi të Gjirit të Durrësit.
Sipas informacioneve zyrtare, gomonia me të cilën po lundronin këta shtetas po përballej me rrezik mbytjeje për shkak të erërave të forta. Sapo është konstatuar situata, efektivët kanë ndërhyrë menjëherë me mjete lundruese dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve.
Fatmirësisht, të pesë shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa Policia Detare apelon për kujdes të shtuar gjatë lundrimeve, sidomos në kushte të pafavorshme atmosferike.