I dënuar me 18 vite burg/ Lirohet ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader
Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader, është liruar me kusht.
Lajmi u konfirmua nga Gjykata e Qarkut në Sisak, dhe vendimi është marrë sot në një seancë të këshillit gjyqësor, raporton jutarnjilist.
Kujtojmë se Ivo Sanader ishte dënuar me një dënim prej 18 vitesh burg.
Deri tani, ai është parë edhe në Zagreb dhe në Kutina, duke përfituar nga lehtësitë që i ofron Ligji për Ekzekutimin e Dënimeve me Burg.